Data: 5 nëntor 2026, e enjte
Ora: 16:00–17:00 (ora lokale në Shqipëri)
Formati: Online

Si po e transformojnë teknologjia dhe inteligjenca artificiale profesionin e auditimit?

Rrjeti i Alumni-ve të International Auditor Fellowship Program (IAFP) ju fton në një diskutim me Andrew Kurtzman, Drejtor i Laboratorit të Inovacionit në Zyrën e Përgjegjshmërisë Qeveritare të SHBA-së (GAO).

Diskutimi do të fokusohet te teknologjitë në zhvillim, inovacioni dhe ndikimi i tyre në të ardhmen e auditimit. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndajnë pikëpamjet e tyre, të bëjnë pyetje dhe të diskutojnë mbi mundësitë dhe sfidat që sjellin zhvillimet teknologjike për profesionin.

Aktiviteti është i hapur për të gjithë të interesuarit — auditues publik ose të brendshëm. Ftojmë profesionistët e auditimit, ekspertët dhe të gjithë të interesuarit për inovacionin në sektorin publik që të marrin pjesë.

Hapni ose shkarkoni PDF-në e ftesës më poshtë për të marrë lidhjen e takimit. Lidhja gjendet në dokument.