Qëllimi
Qëllimi kryesor i Shoqatës së Audituesve të Jashtëm Publik.
“Shoqata e Audituesve të Jashtëm Publik”, ka për qëllim kryesor promovimin e zhvillimit profesional, etik dhe metodologjik të auditorëve të jashtëm të sektorit publik në Shqipëri, në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit, duke kontribuar në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë në institucionet publike; fuqizimin e kapaciteteve profesionale të audituesve, në funksion të ofrimit ndaj shoqërisë të një shërbimi elitar auditimi, në nivelin e standardeve të imponuara nga proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe forcimin e statusit ligjor, përforcimin e pavarësisë (individuale dhe institucionale) të audituesve të jashtëm, ndaj çdo dege tjetër të administratës shtetërore, në harmoni me zhvillimet ekonomike, politike dhe juridike të shtetit shqiptar.
