Objektivat
Objekti i veprimtarisë së shoqatës për realizimin e qëllimeve.
Objekti i veprimtarisë së “Shoqatës së Audituesve të Jashtëm Publik” për realizimin e qëllimeve, konsiston në:
- Rritjen e kapaciteteve profesionale të audituesve të jashtëm publik.
- Përhapjen dhe promovimin e standardeve ndërkombëtare si të INTOSAI-t, IFAC, IDI, etj.
- Forcimin e etikës dhe integritetit në auditim.
- Organizimin e trajnimeve, konferencave dhe tryezave të karakterit akademik dhe profesional, me tematik mbarëvajtjen, administrimin dhe përmirësimin e statusit dhe karrierës së audituesve të jashtëm publik.
- Krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit midis audituesve të jashtëm të sektorit publik dhe akademik; përfaqësimin e audituesve në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare; hartimin e studimeve, analizave dhe nxjerrjen e rekomandimeve profesionale.
- Ndërmarrjen e nismave për adresimin e çështjeve për zgjidhje në institucionet përgjegjëse për administrimin e shërbimit të auditimit dhe zhvillimin e karrierës së audituesve.
- Mbështetjen dhe mbrojtjen e figurës, të drejtat dhe interesat e audituesve të jashtëm të sektorit publik, duke ofruar advokim para organeve gjyqësore dhe Gjykatën Kushtetuese në rastin e cenimit të statusit të audituesve të jashtëm publik.
- Shoqata, në përputhje me qëllimin dhe objektin e veprimtarisë së saj, ofron ekspertizë profesionale për institucionet publike dhe subjektet e tjera të interesuara në Republikën e Shqipërisë, organizata apo shoqata. Institucionet publike dhe subjektet e tjera mund të shprehin interes për përfitimin e ekspertizës përmes kërkesave zyrtare drejtuar Shoqatës, në përputhje me procedurat dhe rregullat e përcaktuara prej saj.
